Subscribe

Prej më shumë se dy muajsh kampioni shqiptar i atletikës Klement Luftija ndodhet në spital i paralizuar për shkak të një aksidenti me makinë në Turqi.

Në një lidhje me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti, bashkëshortja e Klementit, Linda kalemi ka treguar se gjendja e bashkëshortit të saj është mjaft e rëndë.

Sipas saj përveç paralizës së pësuar nga aksidenti, tashmë ka dhe një infeksion në mushkëri dhe është në rrezik për jetën.

Linda tregoi se pavarësisht se Klementi ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh” ai është lënë totalisht në harresë nga shteti shqiptar, por dhe nga ai turk.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si është gjendja e Klementit?

Linda Kalemi: Kritike, rrezik për jetën. Pasi përveç paralizës nga aksidentit, kanë dalë gdhe gjëra të tjera. Dihet që ndenja gjatë në reanimacione shkakton probleme në mushkëri. Është akoma në reanimacion është në intubim.

Brikena Prifti: Sa kohë u bë nga aksidenti?

Linda Kalemi: Dy muaj e gjysmë.

Brikena Prifti: Është një nga periudhat më të rënda?

Linda Kalemi: Unë e kam shprehur edhe në media, shqiptarët e kanë marrë vesh. Mediat e shtypit dhe vizive e kanë trajtuar si problem. Si ka mundësi që institucionet shtetërore, vendore, apo shoqëritë civile nuk e kanë bërë në mënyrë të organizuar. Nga individë kemi patur edhe mbështetje morale dhe ekonomike. Të mos shqetësohet shteti për një kampion. E pamundur mos i kenë lexuar gazetat, mos kenë informacion për Klementin. Kur bënte stërvitje Klementi kryeministri shqiptar e ndiqte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *