Subscribe

Ministria e Drejtësisë ka vijuar përplasjet me Këshillin e Lartë të Drejtëisë. Në një deklaratë për mediat, ministrja Etilda Gjonaj denoncoi KLD-në se ka marrë vendimmarrje  të paligjshme në lidhje me kërkesën e gjyqtarit Gjin Gjoni.

 

Sipas ministres Gjonaj, KLD në mbledhjen e fundit i ka dhënë leje prindërore në mënyrë të fshehtë gjyqtarit Gjin Gjoni, me argumentin se ky i fundit është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij.

 

“Pas zbardhjes së procesverbalit të mbledhjes të datës 11.102018, vihem në dijeni se gjatë mbledhjes, në rendin e ditës është shtuar dhe një çështje e pa njoftuar më parë, lidhur me një kërkesë të gjyqtarit Gjin Gjoni “për leje prindërore për një periudhë 2-vjeçare”. Kjo kërkesë e pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së, çka e bën shumicën e këtij institucioni edhe njëherë tjetër autore të një vendimmarrje haptazi të paligjshme. Duke përfshirë në rendin e ditës, në fund të mbledhjes shqyrtimin e kërkesës së gjyqtarit Gjin Gjoni dhe duke vendosur miratimin e saj, me argumentin se është bërë me vajzë dhe do t’i duhet të bëjë shpesh vizita/udhëtime në shtetin gjerman, ku jeton familja e tij, KLD-ja është riafirmuar si mishërim i drejtësisë së vjetër klienteliste e të korruptuar”

 

Gjonaj tha se këto veprime të anëtarëve të KLD janë në shkelje të rëndë me rregullat procedural të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

 

“Këto veprime të anëtarëve të KLD-së janë në shkelje të rëndë të rregullave procedurale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Ky akt administrativ i KLD-së si një akt i ndërmarrë në procedurë të parregullt, është për rrjedhojë absolutisht i pavlefshëm. Bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe në praktikën e KLD, çdo kërkesë për përfshirjen e çështjeve shtesë në rendin e ditës, bëhet prezente, shqyrtohet dhe më pas votohet përpara se KLD-ja të nisë shqyrtimin e pikave të rendit të paracaktuar. Në këtë mbledhje që është një “déjà vu” e turpshme, kërkesa në fjalë është shqyrtuar në mënyrë të paligjshme në fund të mbledhjes”

 

Sipas Gjonajt miratimi i “lejës prindërore” nga ana e KLD për gjyqtarin Gjin Gjoni tregon qartë se ky vendim absurd ka ardhur për shkak të vettingut.

 

Por krahas akuzave ministrja pohoi se do I drejtohet zyrtarisht KLD për të shfuqizuar vendimin ose në të kundërt do I kërkojë Komisionit të Vettingut të shkarkojë të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *