Subscribe

Klasikja i lë vendin modernes në Teatrin e Operas dhe Baletit. “Il mio canto” nga Saimir Pirgu, kryefjala e disa teatrosh operistikë në botë gjatë këtij marsi, ishte fundjavën e shkuar në Tiranë. Por, skena që e priti Pirgun me duartrokitje, këtë fundjavë ofron balet. “Impact and Table”, një vepër e baletit modern nga koreografi Daniel Cardoso rikthehet në TKOB. Kjo do të jetë edhe fundjava e fundit që “Impact and Table” vjen për publikun e kryeqytetit. Ndërkohë, rrugëtimi shekspirian ka nisur në teatrin kombëtar. “Zbutja e Kryeneçes” që nga kjo fundjavë do të jetë misioni i më shumë se 14 artistëve që do të ngjisin në skenë një vepër, e cila i ka munguar publikut 27 vjet. Eksperimenti teatral do të vijë këtë fundjavë përmes “Të çmendurve Adams” që përtej historisë ku dy familje të ndryshme përballen, koncepti regjisorial sjell edhe zhanrin muzikal. Teatri “Kujtim Spahivogli” që pasditeve ofron errësirën e familjes Adams, gjate mëngjeseve pret të vegjlit me ëndërrimtarin Piter Pan. Kjo fundjavë që flet me gjuhën teatrale, nuk sjell asgjë të re nga arti vizual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *