E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Klasikët” në Tiranë dhe në Korçë

Dy artistë shqiptarë me një karrierë të konfirmuar tanimë në teatrot dhe skenat muzikore të Gjermanisë sjellin për publikun e kryeqytetit dhe atë të Korçës një koncert klasik. Joel Blido, gjysmë shqiptar e gjysmë gjerman vjen gjithnjë me kënaqësi për të performuar në vendin e nënës së tij dhe do te ngjitet në skenë së bashku me babain, i cili do të prezantojë veprat që ai do të luajë. Klasikët që nisin rrugëtimin artistik mbrëmjen e së premtes në sallën e koncerteve në Akademinë e arteve do të mbërrijnë edhe në Korçë. Për publikun, kjo ngjarje kulturore nuk do të ketë kosto, ashtu sikurse edhe gjithë aktivitetet në kuadër të tetorit gjerman.

Më shumë video

Reklamë