Mikela Rama është nxënëse që përfundoi klasën e 9, e cila dha provimin e parë të lirimit në lëndën e gjuhës shqipe.

Ndërkaq, edhe rreth 32 mijë bashkëmoshatarë të saj ju nënshtruan këtë të mërkurë matjes së njohurive më këtë lëndë ndryshe nga një vit më parë, ku provimet e lirimit u anuluan për shkak të kufizimeve të pandemisë.

 

Mikela Rama

“Provimi shkoi shumë mirë, mendoj se kam dalë mirë, me aq njohuri sa kam marrë, aq bëra.”

 

Vitin shkollor, kryesisht mësimin online, Mikela e konsideron si një periudhë të vështirë, sidomos zgjidhjen e problemave të matematikës nga ekrani.

 

Mikela Rama

“Pjesa e mësimit online ka qenë gjëja më e vështirë, pasi nuk mund të bësh dot siç duhet një mësim në ëhatsapp. Ose kur doli Akademia.al, ishte e vështirë, kishte probleme. Në fund të fundit matematika nuk mësohet dot online.”

 

Nga ana tjetër, edhe prindërit janë ndeshur me sfidat e këtij viti shkollor.

 

 “Ndoshta edhe kemi vërejtje në raport me vitet e tjera, pasi ishte një formë e re që u imponua për shkak të pandemisë.”

 

Provimi i radhës për nxënësit e klasës së 9 është në lëndën e matematikës, më 21 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *