Subscribe

Prej dy ditesh, 45 nxenes te ciklit fillor te shkolles se Plases në Maliq nuk po shkojnë në shkollë.

Kjo pasi prindërit e tyre kundërshtojnë zhvillimin e mësimit në klasa kolektive.

Ata thonë se nuk do i lejojnë fëmijet deri sa të gjendet një zgjidhje, pasi shpërqëndrohen dhe nuk arrijnë kuptojnë mësimin.

 

Prinder

 

Kam mbesen në klase te dyte. Nuk dua që nxenesit të bashkohen të behen vetëmë një klasë. Sepse janë në klase të dytë. Po u bashkuan me klasen e katert ca vemendje do kenë.

 

Prinder

 

Ne i kemi femijet jashtë shkollës sepse vendosem kështu të gjithë prinderit. Pa u marr vendimi nuk do t’i leme te bejne mesim, është një ç’orientim i madh. Që ta zbatosh këtë vendim për pese veta është shumë gabim. 

 

Shkak për vendimin e reduktimit të klasave nga ana e autoriteteve u bë largimi i pesë nxënësve.

 

Kjo gjë ka bërë që dy mesuese të kësaj shkolle te mos kene ore te mjaftueshme, dhe për këtë gjë është vendosur që klasa e parë e dytë të bashkohet me të katërtën ndërsa e treta me të pestën.

 

E kontaktuar nga Vizion Plus drejtoresha e zyres vendore te arsimit parauniversitar ne Maliq, Genta Drabo tha se eshte ne dijeni te rastit dhe po kerkohet zgjidhje ligjore per problemin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *