Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë spanjolle mes të cilëve 8 ishin shqiptarë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kalonin klandestinë dhe emigrantë nga Spanja drejt Mbretërisë së Bashkuar.

 

Mediat spanjolle shkruajnë se hetimet për këtë grup nisën në vitin 2018, kohë kjo kur autoritete vendase vunë re një shtim të numrit të emigrantëve që synonin të kalonin nga Spanja drejt Mbretërisë së Bashkuar.

 

Sipas autoriteteve spanjolle dyshimet e para ishin se ekzistonte një sindikatë të krimit të organizuar pas rritjes së madhe të emigrantëve, kryesisht nga Shqipëria, që përdornin Spanjën si një vend tranzit për të arritur më pas në Angli.

 

Ndërkohë në kuadër të hetimeve nga agjentët u zbulua se organizata ishte e përbërë nga dy qeliza, njëra që vepronte në Bilbao-Barakaldo-Sestao dhe tjetra që vepronte në provincat e tjera për të siguruar migrantët, qoftë nga Shqipëria ose përmes kontakteve me ndërmjetësit që jetonin në kampe afër portit të Santurcës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *