Subscribe

Pas më shumë se 19 orësh është nxjerrë nga rrënojat Klajdi Qato.

 

25 vjecari ishte zënën nën rrënoja nga grumbullimi I betonit bashkë me gjyshin dhe gjyshën.

 

E para që doli gjallë ishte gjyshja e Klajdit, shëndoshe e mirë me dëmtime jo të mëdha.

 

Pak orë më vonë u nxorr edhe gjyshi I Klajdit, I cili fillimisht ishte në jetë por duket se nuk e përballoi dot faktin që nën rrënoja ishte ende nipi I tij, dhe vdiq në duart e familjareve të vet.

 

Por kërkimet e mundishme dhe plot shpresë të familjes dhe emergjencave për të gjetur të gjallë Klajdin, 25 vjecar kanë rezultuar me fat.

 

Djali dha shenja jeta rreth orës 12:00 dhe u nxor nga ekipet e shpetimit mes brohoritjeve gjate oreve te vona te darkes.

 

Ai eshte djali i Arben Qatos, pronar i hoteli “Palma”  qe u shemb I tëri. Operacioni i shpetimit u ndoq edhe nga Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *