Subscribe

Ky është momenti i arrestimit të autorit 30-vjeçar nga Algjeria i cili la të vdekur me një pushkë peshkimi 23 vjeçarin shqiptar, Klajdi Bitri.

 

Në videon e regjistruar nga banorë të zonës duken forcat e policisë gjatë arrestimit dhe pranë tyre arma e krimit.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, në Ancona në Itali.

 

Të shumtë kanë qenë kalimtarë dhe turistë, të pranishëm në skenën tragjike e cila u shkaktua pas një sherri banal nisur nga mungesa e përparësisë në një rrethrrotullim të qytetit.

 

Mes dy shoferëve, algjerianit dhe shokut të viktimës kishte lindur një debat. 23-vjeçari Klajdi Bitti ndërhyri për të mbrojtur shokun me të cilin ndodhej në makinë por u qëllua për vdekje.

 

Alegjiriani mori pushkën e peshkimit dhe qëlloi duke lënë të vdekur dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes për tu arrestuar disa ore më vonë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *