Subscribe

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen në 2 mars në tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta. Në një postim në “Facebook”, Gjosha tha kjo betejë është jetësore për të mbrojtur Kushtetutën.

 

“Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme të CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, ka bërë dje disa deklarata të forta mbi cështjen e Gjykatës Kushtetuese, rëndësinë për të mos luajtur me integritetin e saj, si dhe lidhjen e ngushtë të Kushtetueses me celjen e negociatave të Shqipërisë. Deklaratë kjo që duhet lexuar me kujdes nga mazhoranca, e cila në cdo moment ka minuar shtetin e së drejtës, institucionet e saj, me qëllim kapjen e pushtetit gjyqësor. Beteja për Gjykatën Kushtetuese është beteja për të drejtën e jetës, të drejtën e pronës, për lirinë e shprehjes, të drejtën për t’u arsimuar….është beteja për demokracinë! Në 2 Mars ne duhet të bëhemi bashkë për fëmijët tanë, bashkë për Shqipërinë europiane!”

 

Këtë të mërkurë edhe kryetari i PD, Lulzim Basha urdhëroi strukturat e PD që të mobilizohen dhe përgatiten për të marrë pjesë në protestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *