Subscribe

“Kjo parti po bën histori me Reformën në Drejtësi”.

Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama nga Durrësi ku po zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste. Duke u ndalur te marrëveshja e arritur mes Rithemelimit dhe mazhorancës disa ditë më parë, ku u vendos ngritja e dy komisioneve hetimore, Rama tha se çdo gjë është bërë brenda korizave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe hodhi poshtë pretendimet për “pazare”.

Rama: Kjo parti zgjidhet dhe do të vazhdojë të zgjidhet pa dilema nga shumica absolute e shqiptarëve. U pa qartë që nuk kishte asnjë Pazar, asnjë marrëveshje mes askujt për asgjë, përveç ripranimit të marrëveshjes së shkruar në kushtetutë nga ata që u përpoqën të marrin parlamentin peng në kërkim të të pamundurës. Ajo marrëveshke thotë që shumica qeveris dhe pakica bën opozitë. Çfarë nuk ia merr dot me zgjedhje të lira PS, nuk ia merr dot me asnje formë abuzimi. Ato dy Komisione Hetimore që u ra dakord të votohen brenda kornizës së përcaktuar nga GJK, do t’i kishim votuar me kohë nëse nuk do të ishin kërkuar qorrazi jashtë asaj kornize. Halli i tyre nuk ishin Komisionet Hetimore. Kjo kohë e re e Shqipërisë nuk ka kohë për të humbur me hallet e tyre me drejtësinë dhe me vulat e humbura. Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrembër në radhët tona. Shyqyr që ia arritëm kësaj dite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *