Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është duke mbajtur një konferencë për shtyp nga selia e aleancës së mbrojtjes në Bruksel.

 

Stoltenberg theksoi se Rusia “ka prishur paqen në Evropë”.

 

“Mendimet tona janë me të vrarët e plagosur dhe të zhvendosurit nga vendi”, tha Stoltenberg.

 

Ai i bën thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj, të tërheqë forcat e saj nga Ukraina dhe të rihyjë në dialogun paqësor.

 

“Kjo krizë na prek të gjithëve. Askush nuk duhet të mashtrohet nga breshëria e gënjeshtrave të qeverisë ruse”, thonë Stoltenberg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *