Zgjedhja e një nuance flokësh është një çështje thjesht personale dhe nuk duhet të ndjekë trendet e sezonit për shumë arsye. Para së gjithash, fakti që një ngjyrë është “in” nuk do të thotë domosdoshmërisht se do t’i përshtatet çdo gruaje, pasi toni i lëkurës, tekstura dhe nuanca e flokëve luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Përveç kësaj, flokët nuk duhet të ndryshojnë në mënyrë drastike nuancat, pasi trajtimet e shpeshta mund t’i dëmtojnë ato.

Me këtë duhet të themi se tendencat ekzistojnë për të na frymëzuar dhe për të na ndihmuar të gjejmë stilin tonë të veçantë. Një nga nuancat më të forta të flokëve të sezonit quhet brune biskotë dhe pritet të përdoret nga gra të panumërta në muajt e ardhshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Matrix (@matrix)

Ajo që e bën të dallohet është fakti se ka bazën e kafesë – pra i përshtatet pothuajse të gjithëve – dhe nuk kërkon trajtim të veçantë kimik në bojë për ta arritur, ndërkohë që mund të rregullohet paksa tonalisht për të pasur një efekt të personalizuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1)

Brune biskotë është në thelb një nuancë e ngrohtë, kafe e çelur që të kujton biskotat me një nuancë të lehtë ngjyrë bezhë-artë. Ngjyra hapet pak drejt majave të flokëve, duke dhënë një efekt të butë multitonal që e bën këtë nuancë më interesante dhe më të ngrohtë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *