Zakonisht kur flasim në lidhje me tekat e fëmijës na vjen në mendje viti i dytë i jetës, por sipas të dhënave të nxjerra nga nënat kohët e fundit kjo teori bie. Pra nëse deri tani është menduar se fëmijët në moshën 2 vjeçare i bëjnë prindërit të ndihen pa energji për më të shumtën e kohës, tani është mosha 1 vjeçare që konsiderohet si më problematikja.

 

Viti i parë i jetës të fëmijës: Sigurisht që çdo fëmijë ka karakterin dhe zakonet e veta, megjithatë sipas të dhënave të prindërve në përgjithësi e kanë të gjithë diçka të përbashkët.

 

Mendohet se tekat e kësaj moshe shkaktohen edhe nga një sërë ndryshimesh që ndodhin në jetën e fëmijës. Për shembull shumë fëmijë në këtë moshë fillojnë të ulen në tavolinë me të rriturit, kanë mundësi të shkojnë të kapin sende kudo në shtëpi duke qënë se mund të ecin, dhe kështu me radhë. Pra në moshën 12 mujore do të filloni ta mendoni mirë para se të shkoni në shtëpinë e një të afërmit tuaj për vizitë. Nga ana tjetër, fëmija bëhet më tekanjoz duke qënë se fillon të zhvillojë brenda vetes së tij edhe ankthin e ndarjes.

 

Pra bebi mund të “ngjitet” pas nënës apo babait i cili do ta ketë të vështirë të bëjë qoftë edhe 2-3 hapa pa e marrë në krah. Nga kjo bebet mund të fillojnë të bëhen edhe tepër nervozë, gjë që shprehet edhe duke kafshuar gjirin gjatë gjidhënies. Ka shumë nëna që nuk dinë si të frenojnë kafshimet e gjirit, dhe tekat e tjera apo edhe sjelljet agresive të fëmijës në këtë moshë, por me shumë durim të gjitha do të kalojnë. Të jeni të sigurta se nuk është vetëm fëmija juaj që e përjeton një moment të tillë./Burimi ”living”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *