E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kjo është lista me këngët që na presin këtë verë!

Kenget e Veres

Në këtë periudhë post karantine thuajse shumica e këngëtarëve kanë lajmëruar se tashmë këngët e tyre të reja janë gati për ta bërë këtë verë më të bukur dhe për të kërcyër me ritëm, por nga cilët këngëtarë po i presim?


Getoar Selimi na ka lajmëruar ditën e djeshme se pas 8 muajsh ai ka gati hitin e 2020 dhe është shprehur se : “Njona prej kangëve më të mira që kemi po vjen … (foto s’ka lidhje me spotin)”. Nga komentet e bërë dhe nga thashethemet e mëparshme dyshohet se kjo këngë do të jetë  në bashkëpunim me Majk.

Reklamë

Mozzik dhe Kida kanë gati këngën me titullin “Kërkun” e cila do të publikohet me datë 3 korrik dhe madje kanë postuar dhe foton  ku kanë shfaqur pamjen e tyre në videoklip.


Pas një grindje në rrjetet sociale mes Majk, Ledrit dhe Capiatl T e cila rezultoi se nuk ishte e tillë, në një video live këngëtarët kanë treguar se mund t’i shohim në një bashkëpunim të tre . Por dhe Ledri e Majk duket se kanë një surprizë për fansat.


Ledri nuk do të ndalet këtu pasi ka konfirmuar se tashmë ka xhiruar videoklipin me Dafina Zeqirin dhe Lumi B dhe është shprehur kështu: “Me Dafinën e kemi xhiruar klipin. Tani po presim ta xhirojmë edhe me Majkun, kënga ka përfunduar duhet vetëm klipi.”


Lumbi B u aludua edhe për një bashkëpunim të ri dhe ndryshe nga se e kemi parë pasi këtë rradhë do të jetë me Yll Limanin. Zemra e kujt do të thyhet këtë rradhë?


Don Xhoni dhe Enca kanë lajmëruar gjithashtu këngën e tyre por nuk na kanë treguar asgjë më shumë veçse kanë postuar në insta story foton e njëri – tjetrit.


Dhe për ta përmbyllur, listës i shtohet Fifi në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun por asgjë nuk është  konfirmuar deri më tani nga ana e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë