Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para protuestuesve, pasi Parlamenti i hoqi imunitetin.

Berisha tha se kjo do të jetë ditë frymëzimi për të gjithë shqiptarët për të përmbysur regjimin, teksa shtoi se qëllimi i tij janë zgjedhjet e lira.

“Mendojnë se duke vepruar në këtë mënyrë do mund is të bien në qetësi. Unë kam bindje se ky moment do të jetë një ditë frymëzimi për të gjithë ju, për të gjithë shqiptarët, një ditë që do u rikujtoj atyre se misioni i tyre kryesor është “o sot o kurrë”, të përmbysim narkotdiktaturën, regjimin e krimit drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve. Ne kemi denoncuar me fakte dhunimin e tmerrshëm të zgjedhjeve ne e kemi bërë atë që shqiptarët të mos mendojnë më kurrë se me Edi Ramën shqiptarët do të kenë zgjedhje.

Ne e kemi bërë atë në përputhje me premtimin tonë se do mbrojmë votën e shqiptarëve. Ne nxorrëm në pah para shqiptarëve shëmtinë e madhe, batërdinë që Edi Rama bëri me votën e qytetarëve të këtij vendi. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, rrëzimi i tij  nga pushteti është misioni ynë i shenjtë, votimi i lirë është qëllimi ynë më madhor”, tha Berisha. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *