Një 20-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, pasi kishte vendosur një makineri për lojara në shëtitoren e Dhërmiut, pa lejen e organeve.

 

I riu me iniciale K.M kishte zënë hapësirat publike me 4 makineri për lojëra për fëmijë, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Dhërmi, Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”.

 

Operacioni, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe të pushtuara në kundërshtim me ligjin, për aktivitete fitimprurëse.

 

Kishte vënë në shëtitoren e Dhërmiut, makineri për lojëra për fëmijë, pa autorizim nga organet kompetente, procedohet penalisht 20-vjeçari, si dhe sekuestrohen makineritë.

 

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve të kryera ndaj operatorëve ekonomikë që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në vijën bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u evidentua dhe u godit një tjetër rast i pushtimit të hapësirave në plazhe, në kundërshtim me ligjin.

 

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 20 vjeç, banues në Dhërmi, pasi në shëtitoren e Dhërmiut, kishte vënë pa leje nga organet kompetente, 4 makineri për lojëra për fëmijë, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *