Këngëtarja Enca Haxhiaj është arrestuar në kuadër të operacionit “Balcony” pasi kultivonte lëndë narkotike kanabis në banesën e saj në Lundër.

 

Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe partnerin e saj. Sipas asaj që raportohet, Enca ka thënë para autoriteteve, se është një përdoruese e lëndëve narkotike dhe e se e ka mbjellur kanabisin për përdorim vetjak.

 

“Jam përdoruese, e kam mbjellë kanabisin për përdorim vetjak”,ka thënë ajo ndër të tjera. Në ballkonin e saj janë gjetur 5 vazo me kanabis.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

 

Sekuestrohen bimët narkotike.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.

 

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *