Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Ai akuzohet për posedim me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.
Efektivët pikasën një mjet të dyshimtë, shoferi i së cilës tregoi nervozizëm të pajustifikuar që në fazat e para të kontrollit rutinë.
Të dyshimtë për qëndrimin, ata kontrolluan makinën dhe gjetën të fshehura brenda një ndarjeje në mbështetësen e kokës të sediles, tre pako me 11 doza pluhur të bardhë, që rezultoi se ishte kokainë.
Kërkimet u shtrinë në shtëpinë e 25-vjeçarit, ku u sekuestruan edhe 30 gramë të tjera kokainë, e ndarë në dyzet doza të parapaketuara, një peshore precize, material për paketimin e lëndës dhe shumën e parave prej 6000 euro, që dyshohet se janë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.
/vizionplus.tv





