E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kishte dalë për iftar, 23-vjeçari vritet në parkingun e restorantit, plagosen dy vëllezërit e tij

Një 23-vjeçar, i cili kishte dalë për iftar në një restorant, së bashku me vëllezërit e tij, është vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Gjakovë të Kosovës.

 

Sherri nisi në parkingun e restorantit, e më pas, autorët qëlluan në drejtim të të riut me armë, duke e lënë të vdekur. Nga të shtënat, mbetën të lënduar edhe vëllezërit e tij.

 

Për këtë ngjarje, janë arrestuar pesë persona, ndërsa po punohet për zbardhen e plotë të rrethanave.

Vazhdo të lexosh