Këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare u ndaluan nga policia zviceriane dhe u mbajtën në Komisariat për 48 orë. Mediat në Kosovë raportojnë se mes këngëtarëve të ndaluar ishin Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu.

Ngjarja ka ndodhur më 13 prill. Artistët do të performonin në një “Bajram Party” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.

Lexo edhe :

Related Posts

Këngëtari Labinot Rexha, i cili do të këndonte gjithahstu në koncertin e 13 prillit tha për mediat në Kosovë se ai nuk u ndalua nga policia e Zvicrës, pasi ka të drejtë punë në atë vend. Ai tha se është i pajisur me nënshtetësi zviceriane.

Ai tha se kolegët e tij u ndaluan për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar. Rexha tha se këngëtarët mund të ndëshkohen me ndalesë deri në 10 vite për të performuar në Zvicër.

“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam pa afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të Tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku. Diskoteka është duke vazhdu me punë“, tha Rexha.

Rexha u bëri apel kolegëve të tij që mos të përdorin vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.

“Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë të drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera“, tha ai./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *