E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

“Kishim 14 vite diferencë”, bashkëshortja e Agim Krajkës: Iku i plotësuar, pa pengje

Bashkëshortja e kompozitorit të njohur Agim Krajka, Semiramis Krajka ndau më shumë detaje nga njohja dhe rrugëtimi i jetës me muzikantin e ndjerë.

Në studion e “Vizioni i Pasdites”, Semiramis tha se ata janë njohur në punë, pasi kishin të dy aktivitete të njëjta.

Znj. Krajka theksoi se Agimi iku i plotësuar, pasi ato që donte i arriti. Ajo thekson se ai nuk pati asnjë peng.

“Aktiviteti ynë ishte bashkë, unë punoja në Teatrin e Operas, Agimi në Ansamblin e Shtetit. Niseshim për në punë të dy në mëngjes. Kishim 14 vite diferencë. Më thirrën në festivalin e 11-të që të luaja në violinë dhe Agimi ishte rrotull. Sa më pa tha me vete sa paska ndryshuar kjo vajzë. Energjia e Krajkës të bënte shumë për vete. I thoja shoqeve se shokun e jetës e dua të japi diçka për brezin, të jetë i arrirë në profesion”, tha Semiramis Krajka.

Më tej, Semiramis Krajka tha se kur u shkëputën nga Shqipëria për në Amerikë, së bashku me Agim Krajkën kanë punuar në kafene.

“Nga mamaja, gjyshi im ka pasur tre kinema, plus disa të tjera me qira, rrjedh nga familje që kanë bërë diçka për brezin. Nga babai ishin shkrimtar, me poste me vlerë për patriotizmin. I kam pasur genet e pjekurisë që në moshë të vogël. Krijuesit nuk janë të thjeshtë, por Agimi kishte vlerat e veta.

Fëmijët i futa në piano. Për fëmijët, Agimi ishte një baba i mirë, por edhe i rreptë. Në Amerikë punuam tre vite në kafenetë shqiptare. Absolutisht që Krajka nuk pati asnjë peng. Hapëm shkollën në Amerikë. Agimi iku i plotësuar, pasi ishin realizimet, plus dhe djemtë me arritjet e tyre”, përfundoi Semiramis Krajka. /vizionplus.tv

 

 

 

Vazhdo të lexosh