Vrasja e 42 vjeçarit Egli Proga në Pogradec pasditen e 10 gushtit vijon të mbetet e pa zbardhur plotësisht, pasi dosja është e mbushur me deklarata kontradiktore, ndërsa vetë autoritetet kanë përplasje për mënyrën se si kanë raportuar të gjithë zhvillimin e krimit.
Në deklaratën që autori i dyshuar Denis Meçe ka dhënë para policisë, e ka përshkruar ngjarjen si një konflikt mes dy të dehurve, që nisi nga dredhja e një cigareje. Përpara se të debatonte me viktimën ai tha se kishte pak kohë që ishte ulur në një tavolinë duke prirë birra me dy të tjerë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Unë kam marrë cigaren dhe sa kam kthyer kurrizin ky më shau. Unë nuk ja kam vënë veshin dhe kam dalë përjashta dhe jam ulur tek tavolina ime. Duke qenë kjo situatë që ai vazhdonte nga brenda të shante unë kam hyrë brenda dhe i kam thënë: ore çfarë ke që shan por ai ka vazhduar sërish të shajë dhe unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim”, ka thënë Meçe.
Pas kësaj Denis Meçe ka thënë se në debat e sipër ai ka tentuar ta qëllojë me shpullë dhe se menjëherë pas ngjarjes është larguar nga frika.
“Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur. Rrugës për në fshatin Buçimas kam ndaluar makinën time në krah të rrugës dhe kam fjetur pasi isha i dehur, kur më ka dalë gjumi mora në telefon avokatin duke i thënë se çfarë kishte ndodhur pasi kisha merak dhe ai më tha që personi i dëmtuar kishte ndërruar jetë, në këtë moment i kam thënë avokatit eja më merr dhe më shoqëro për në komisariat sepse dua të jap deklaratën time”, është shprehur ai.
Ndërkohë vrasja e Egli Progës ka sjellë sërish përplasje midis institucioneve për mënyrën se si është hetuar ngjarja.
Policia e Shtetit i ka hedhur poshtë të dyja njoftimet e Prokurorisë, duke theksuar se akt-ekspertiza kryhet nga Instituti i Policisë Shkencore, ndërsa sa i përket inspektorit, sqaron se ai nuk ka asnjë lidhje me hetimin e ngjarjes.
Një ditë më parë, Prokuroria vuri në dukje se ngjarja është raportuar si aksidentale dhe e pa shoqëruar me provat e plota. /vizionplus.tv