E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kisha ortodokse e Ukrainës ndahet nga Rusia

Priftërinjtë ortodoksë ukrainas janë mbledhur në Kiev për një këshill historik që do të krijojë një kishë të re kombëtare, një lëvizje aspak e pëlqyer nga Rusia. Në mbledhjen e kësaj të shtune duket se Patriarkana e Konstandinopojës,  do të marrë vendimin për të hequr kishën ortodokse të Ukrainës nga Patriarkana e Moskës, e cila ka mbikëqyrur degën ukrainase për qindra vjet.

 

Ky është një vendim që ka zemëruar kishën ruse, duke e detyruar atë të shkurtojë të gjitha lidhjet me Konstandinopojën. Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë janë tensionuar qëkur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, pas një kryengritje pro-perëndimore në Kiev.

 

Reklamë

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko pritet të marrë pjesë në takimin e së shtunës midis përfaqësuesve të Kishës Ortodokse të Ukrainës të Patriarkanës së Kievit dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Ukrainës. Filiali besnik i Moskës i kësaj kishe thotë se nuk do të marrë pjesë në sinod dhe mohon të jetë një mjet i Kremlinit.

 

Para takimit, Patriarku rus Kirill i kërkoi Papa Françeskut, Kombeve të Bashkuara dhe liderëve fetarë dhe botërorë që t’i mbrojnë besimtarët dhe klerikët nga “persekutimi”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë