Po shkon drejt përfundimit faza e parë e ndërhyrjes në kishën e Shën Kollit, Vodicë, e cila është monument kulture.

Ekipi i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë ka realizuar puntelimin e këmbanares së kishës, duke bërë të mundur evitimin e inklinimit të mëtejshëm të saj. Gjithashtu puntelimi do të shërbejë dhe për fazën e dytë të ndërhyrjes në kolona.

Kisha e Shën Kollit në Vodicë, është rishpallur monument kulture në vitin 2015 dhe ka pasur problematika të shumta, deri në degradim të kambanarisë e cila rrezikonte dhe shëmbjen.

Faktor kryesor i problematikave janë, tërmetet të cilat kanë shkaktuar inklinim dhe çarje në muraturë dhe si pasojë e lagështisë ka pasur dëmtime të materialit lidhës.

Në këtë, objekt i cili ka qënë në listën e rriskut te DRKK Korçë për vitin 2018, u realizua ndërhyrja gjithashtu dhe me ndihmën e banorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *