E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Kini parasysh, ja çfarë duhet të shmangni për të patur një plakje të ngadaltë

Ajo që i druhen shumica e grave është pikërisht plakja, rrudhat e lëkurës dhe humbja e shkëlqimit të rinisë. Por ka disa mënyra me anë të të cilave që ky proces natyror të shtyhet pak më shumë. Ato janë:

 

Reklamë

Mos pini duhan:

Pirja e tij dëmton të gjithë organizmin. Në lëkurë pirja e duhanit shkakton probleme me kolagjenin dhe ngushton enët e gjakut, që mbartin oksigjen dhe lëndë ushqyese.

 

Shmangni përdorimin e alkoolit:

Përdorimi i tepruar i alkoolit dehidraton lëkurën dhe zgjeron enët e gjakut. Nëse konsumoni shumë alkool, mund të degradojë deri në çrregullimin e lëkurës, që manifestohet me skuqje dhe puçrra të vogla.

 

Shmangni dietat ekstreme dhe kërkoni ndihmë për çrregullimet në ushqim

Çrregullimet në ushqim, siç është anoreksia apo bulimia, i japin stres dhe e dëmtojnë të gjithë trupin, përfshirë këtu lëkurën, flokët dhe thonjtë. Këto janë çrregullime serioze, madje kërcënuese për jetën, prandaj kërkoni menjëherë ndihmë profesionale.

 

Konsideroni përdorimin e antioksidantëve dhe peptideve:

Për femrat në të njëzetat, gjëja themelore për kujdesin e lëkurës është larja me një pastrues të butë. Gjithashtu, preferohet përdorimi i serumeve që përmbajnë peptide dhe antioksidantë, siç janë resveratroli, çaji i gjelbër dhe vitamina A, C dhe E./Living

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë