Subscribe

 

 

Nuk është një ballo me maska, por një shfaqje e veçantë që jehon kinezisht.

 

Kështu nis të festohet Viti i Ri kinez në Tiranë. Në Universitetin e Arteve, Akademia e Dansit dhuroi emocione dhe ritme që përtej shumë viteve miqësi mes Shqipërisë e Kinës ishin të panjohura dhe të veçanta.

 

 

Me kostume shumëngjyrëshe, shfaqja “Nuo Emotion” mbërriti në Tiranë si një rrëfejnë për një traditë të lashtë kur njerëzit i luten zotave për më shumë mbarësi.

 

“Shpresoj t’ju ketë pëlqyer shfaqja. Unë i kam shijuar shumë performancat e kolegëve dhe u përpoqa që të sillja në skenë gëzimin e vitit të ri kinez. Jam për herë të parë në Tiranë dhe dua tj’u falenderoj për gjithë duartrokitjet. Do largohem nga Tirana me kujtime të bukura. Shqiptarët janë mikpritës dhe interesantë.”

 

Ky vit i ri kinez nis të festohet në datën 28 janar e deri më 16 shkurt.

 

“Viti i ri kinez festohet në ditë të ndryshme. Data mund të jetë në intervalin 21 janar – 20 shkurt. Ndaj edhe në traditën tonë festohet thuajse dy javë rresht. Ky vit i Ri nis në 16 shkurt, por festimet në Kinë kanë nisur. Është një traditë e veçantë ku ne përshëndesim me maska kohën që shkoi, vitin e Gjelit, për të pritur vitin e ri.”

 

Me maskën e Gjelit festuan në Tiranë, kinezët që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri.

 

 

“Është një traditë shumë e lashtë. ne dalim e festojmë në rrugë me maska në këtë periudhë të vitit. zanafillën e ka në lashtësi kur njerëzit i luteshin zotave për më shumë shëndet, dashuri, gëzime dhe të mira. uroj të jetë një vit i mbarë për të gjithë ju.”

 

Tirana dhe Pekini festojnë këtë vit edhe 10 vjetorin e binjakëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *