Subscribe

Miliona qytetarë kinezë festuan këtë të premte ardhjen e Vitit të Ri. Ajo që solli magjinë, ishte shfaqja spektakolare e fishekzjarrëve dhe fenerëve, të cilët simbolizojnë shëndetin dhe të ardhmen e begatë.

 

Këtë vit, miliona qytetarë kinezë që ndodheshin larg vendit të tyre, festuan dhe ndoqën shfaqjen e fishekzjarrëve nga SHBA deri në Sidney të Australisë.

 

Viti i Ri kinez bazohet në kalendarin hënor, ndaj dhe ai festohet në data të ndryshme çdo vit. Për 2018-ën, Viti i Ri kinez ra më 16 shkurt.

 

Sipas ciklit kinez 12-vjeçar të zodiakut të kafshëve, ky është viti i Qenit.

 

Astrologjia aziatike përcakton se viti i lindjes dhe kafsha që ky vit përfaqëson, vendos tiparet e personalitetit.

 

Çdokush i lindur në këtë vit, do të jetë serioz, i komunikueshëm dhe i përgjegjshëm në detyrat që merr përsipër.

 

Festimet shumëngjyrëshe që bëhen në Kinë për vitin e ri, njihen gjithashtu si “Festivali i Pranverës”. Në Kinën moderne, kjo është festa më e rëndësishme tradicionale në kalendar.  Ajo zgjat 7 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *