Subscribe

Filmat e rinj kërkojnë para për t’u realizuar. Edhe pse buxheti i këtij viti është shtuar me 70 për qind për Qendrën Kombëtare Kinematografike, vështirë se një produksion filmik do të mund të mbulohet financiarisht vetëm me ndihmën e shtetit. Në të tilla kushte, Shqipëria anëtare e Eurimages, paguan prej katër vitesh 160 milionë lekë për të përfituar nga projektet e kësaj instance europiane ku aderojnë 43 shtete. Po, sa prej këtyre parave janë vënë në shërbim të kinematografisë shqiptare? Robero Olla, drejtuesi ekzekutiv i Eurimages, në këtë takim me kineastët shqiptarë, premton më shumë financime për projektet kinematografike, por sigurisht ka edhe një kusht, bashkëpunimin. jam i lumtur që ndodhem në tiranë për të njohur edhe më mirë kineastët shqiptarë dhe projektet e tyre. jo më kot, jam këtu por dëshiroj të njoftoj se ne kemi shumë dëshirë t’ju ndihmojmë në produksionet e reja. jam shprehur edhe më herët që në një bashkëprodhim të Anglisë dhe Shqipërisë, një vend i vogël si ju duhet financuar. Ndaj propozoj më shumë bashkëpunime në kinematografi.
Por, a janë temat e përsëritura si ato të burrneshave, apo gjakmarrjes ato që i penalizojnë producentët shqiptarë? Apo është vetë historia e kinematografisë shqiptare që i ka lënë të mbyllur edhe kufijtë e bashkëpunimit? Në këto kushte, Butka uron që këtë vit Eurimages të vlerësojë pozitivisht projektet shqiptare dhe të ndihmojë në realizimin e bashkëpunimeve kinematografike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *