E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kinë, tornado shkatërron qytetin, dëme të mëdha në mijëra banesa

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 190 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një tornade të fuqishme që ka përfshirë qytetin Kaiyuan, në Kinën verilindore.

 

Reklamë

Uragani shkatërroi qytetin në vetëm 15 minuta duke lënë pas dëme të pallogaritshme. Rreth 4300 shtëpi e qindra hektarë tokë të mbjella u shkaterruan.

 

Sipas autoriteteve lokale, më shumë se 800 punonjës të shpëtimit po kontrollojnë nën rrënoja, pasi shumë njerëz janë deklaruar të humbur.

 

Qeveria kineze ka marrë masat për evakuimin e banorëve si dhe sigurimin e kujdesit të nevojshëm mjekësor.  Tornado në këtë zonë të Kinës janë të pazakonta, ndaj edhe popullata ka qenë e papërgatitur për ti bërë ballë fuqisë së saj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë