Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Qytetarët: Mos e shkrini Patosin. Banorët protestojnë kundër hartës...

Irani: Do synojmë goditjen e objektivave amerikane në Evropë...

Tragjike, 3 anëtarë të së njëjtës familje mbyten në...

SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes tregtare, Trump...

Shoferi humbi kontrollin e makinës, përfundon në fund të...

Kundërshtoi luftën në Ukrainë, dënohet me 11 vite burg...

Ish-ministri i shkarkuar ukrainas i Mbrojtjes bën thirrje për...

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në...

Trump publikon hartën, shpall Ngushticën e Hormuzit si “territor...

U gjet e pajetë në banesë, burri dhe vjehrra...

Kinë – SHBA: Mosmarrëveshje për Tiktok-un

15 Mars 10:36

Udhëheqja komuniste në Pekin reagoi me kritika të ashpra ndaj vendimit të fundit të Kongresit Amerikan për aplikacionin Tiktok. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha: “Nëse të ashtuquajturat arsye të sigurisë kombëtare mund të përdoren për të shtypur në mënyrë të qëllimshme kompani superiore nga vende të tjera, nuk mund të flitet për ndershmëri.”

Duke vepruar kështu SHBA vepron sipas logjikës së një kalorësi grabitës. Pala amerikane nuk ka paraqitur kurrë prova, se Tiktok-u rrezikon sigurinë kombëtare. “Mënyra se si SHBA po e trajton çështjen TikTok i bën të qartë botës, nëse i ashtuquajturi rendi i SHBA-së i bazuar në rregulla i shërben botës apo vetëm vetë SHBA-së.”

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë He Yadong tha se Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive të saj jashtë vendit. Shtetet e Bashkuara duhet të “respektojnë parimet e ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së ndershme” dhe të ndalojnë “shtypjen e padrejtë të kompanive të huaja”, vazhdoi ai.

Tiktok-u hedh poshtë të gjitha shqetësimet e palës amerikane

Shefi i kompanisë, Shou Chew, tha se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër synimeve për ta vënë këtë kompani dhe platformën Tiktok nën kontrollin e investitorëve amerikanë. Tiktok-u këmbëngul se qëllimi i ligjit është ndalimi efektiv i aplikacionit në SHBA, ndërsa politikanët amerikanë thonë se ata thjesht duan të sigurojnë që autoritetet kineze të mos mund të ndikojnë tek Tiktok-u në një mënyrë që dëmton interesat amerikane.

Shou Chew vuri në dukje se ligji do t’u japë më shumë ndikim një grupi të vogël kompanish të tjera të mediave sociale”. Shefi i Tiktok deklaroi gjithashtu se ligji i ri rrezikon 300,000 vende pune në Shtetet e Bashkuara. Sipas informacioneve të veta Tiktok-u ka në SHBA 170 milionë përdorues .

Shumicë mbipartiake në Dhomën e Përfaqësuesve

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi së fundmi në shkallë të gjerë një ligj që synon ta detyrojë gjigantin kinez të internetit Bytedance ta shesë filialin e tij Tiktok brenda gjashtë muajve. Përndryshe ekziston rreziku i ndalimit mbarëkombëtar të platformës Tiktok, e cila është mjaft e përdorur veçanërisht nga të rinjtë. Nëse nuk ka ndryshim në pronësi, ligji mund të rezultojë në ndalimin e Tiktok nga dyqanet amerikane të aplikacioneve.

Tani pritet vendimi i Senatit Amerikan. Në Senat, ku demokratët e Presidentit Joe Biden kanë një shumicë të vogël, ka si mbështetës edhe kritikë të planit nga të dyja partitë. Një nga shqetësimet lidhet me faktin që vendimi për ndalimi i Tiktok-ut mund të kundërshtohet bazuar në të drejtë për lirinë e fjalës të sanksionuar në Kushtetutën e SHBA. Biden i bëri thirrje Senatit që ta trajtojë shpejt këtë çështje. Ai ka sinjalizuar se do ta firmosë ligjin. Mosmarrëveshja është bërë një çështje e rëndësishme në fushatën zgjedhore në SHBA. Deputetë nga të dyja partitë po marrin shumë telefonata nga përdorues të rinj që janë të zemëruar për ndalimin e Tiktok-ut dhe e refuzojnë ligjin për ndalimin e tij./DW/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
SHBA KINA tik tok

Nga e njëjta kategori

Gjykata e lë në burg, Ylli Zalla: U vetëdorëzova, i prisja të vinin, policia më ka futur në hasmëri

më shumë...

Me thika, maska dhe kaçavida! Parandalohet konflikti masiv mes të miturve në Tiranë, procedohen 28 persona

më shumë...

Kaos në Portin e Vlorës, ndërpritet energjia elektrike, bllokohen qindra pasagjerë e automjete

më shumë...

Diddy në listën e dëshmitarëve për gjyqin e vrasjes së Tupac

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:30

Gjykata e lë në burg, Ylli Zalla:...

1:29

“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin...

1:18

Me thika, maska dhe kaçavida! Parandalohet konflikti...

1:10

Kaos në Portin e Vlorës, ndërpritet energjia...

1:06

Diddy në listën e dëshmitarëve për gjyqin...

12:58

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte...

12:50

Kishte kultivuar 135 bimë narkotike në Dukat...

12:47

Dy aksidente me tre të plagosur në...

12:41

Fiket zjarri në parkun kombëtar “Lurë –...

12:27

Sekuestrohen makina luksoze të vjedhura jashtë shtetit...

12:22

PDK proteston para qeverisë, tubimit i bashkohen...

12:19

Emigrantët kthehen në Greqi, fluks në pikën...

12:05

Qendër për personat në nevojë, prefektja e...

12:03

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata...

11:59

Qytetarët: Mos e shkrini Patosin. Banorët protestojnë...

11:28

“Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshimin,...

11:26

Irani: Do synojmë goditjen e objektivave amerikane...

10:53

Të sapomartuar, ky është çifti që humbi...

10:47

Zjarret/ Vihen nën kontroll flakët në Malin...

10:41

Aksidenti me tre të vdekur në Manzë,...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Parashikimi i moti për ditën e mërkurë, sa do të shënojë ter...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.