E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Bota

Kinë-SHBA, hyjnë në fuqi tarifat e reja

Këtë të hënë hynë në fuqi tarifat amerikane prej 260 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze. Ndërkohë Pekini u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë.

 

Pjesa më e madhe e produkteve do të ketë një tarife shtesë prej 10 % të importit.

 

Reklamë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo deklaroi se shtetet e bashkuara do të dalin fitimtare në çdo luftë tregtare me Kinën.

 

Ne do të arrijmë ta detyrojmë Kinën të sillet në mënyrën e duhur. Nëse do të bëhesh fuqi globale, nuk duhet të vjedhësh pronën intelektuale. Lufta tregtare nga Kina kundër Shteteve të Bashkuara ka vazhduar me vite. Parimet themelore të tregtisë në mbarë botën janë drejtësia dhe reciprociteti. Këto janë gjërat që njerëzit amerikanë po kërkojnë dhe punëtorët amerikanë meritojnë.

 

Uashingtoni ka akuzuar Pekinin për vjedhje të pronës intelektuale si dhe mungese te reciprocitetit ne marrëdhënien tregtare. Sipas Shteteve te Bashkuara, Kina duhet t i  japë fund piraterisë kibernetike. Ndërkohë që ka paralajmëruar se taksat ndaj produkteve kineze do te arrijnë në 267 miliardë dollarë

Vazhdo të lexosh

Reklamë