Subscribe

Nga muaji maj i këtij viti zhdoganimet per mallrat tekstile qe vijnë nga Turqia, Kina, Tajvani apo Dubai do te bëhen vetëm ne Doganën e Tiranës. Ky urdhër i Ministrisë se Financave i miratuar qe ne 5 maj i është bere me dije subjekteve qe operojnë me këto shtete. Edhe pse nuk ka nje shpjegim konkret se pse bizneset duhet te drejtohen ne Doganën e Tiranës dhe jo ne zyrat e tjera, mësohet se urdhri ka dale ne fazën e dyte te aksionit antiinformalitet. Bizneset e fushës te detyruar per te zbatuar kete urdhër thonë se ai mbart kosto, pasi malli qe vjen ne Durrës s’ka pse te zhdoganohet ne Tirane. Tregtia me Kinën ka njohur nje rritje te ndjeshme vitet e fundit. Shqiptaret kane preferuar te bëjnë me shume tregti me vendet e largëta sesa me ato te rajonit. Ne importojmë nga vendet aziatike makineri, pajisje si dhe mallra tekstile.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *