Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Pisha e dëmtuar nga zjarri bie në rrugë, bllokohet...

Tension dhe dhunë! Grushta dhe sende të forta ndaj...

Has/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 29-vjeçar

Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk...

Noka-Spahiut: Klodiana, mos firmos, do shkosh në burg

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e domate drejt...

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, meriton të...

Berisha takon kongresmenin Keith Self: Korrupsioni, trafiku i drogës...

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e sigurisë dhe...

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që fut në...

Kina zbeh lidhjet me Lituaninë shkaku i Tajvanit

21 Nëntor 16:00

Kina ka ulur nivelin e marrëdhënieve të saj diplomatike me Lituaninë pas ky vend ka lejuar Tajvanin që të hap një zyrë përfaqësuese diplomatike.

Lituania është vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Qeveria kineze vendosi që përfaqësimi i saj diplomatik në këtë vend të bëhet përmes të ngarkuarit me punë dhe jo përmes ambasadorit.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se masa është ndërmarrë për të “mbrojtur sovranitetin e saj dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur që një ditë do të ribashkohet.

Në vazhdimësi Pekini ka përdorur ndikimin ekonomik dhe politik për të ushtruar presion ndaj vendeve që të mos vendosin marrëdhënie zyrtare me Tajvanin.

Vetëm 15 vende kanë lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin.

Pavarësisht paralajmërimeve kineze, Lituania lejoi javën e kaluar që të hapej një Zyrë Përfaqësuese Tajvaneze.

Tajvani njoftoi se do të hapte zyrën në korrik, duke bërë që Kina të tërheqë ambasadorin e saj nga Lituania.

Zyrat e tjera të Tajvanit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara përdorin emrin e kryeqytetit Taipei, duke shmangur një referencë për ishullin për të mos nxitur provokimin e një reagimi kinez.

Ministria e Jashtme kineze tha se masa e Lituanisë krijoi një “precedent të keq ndërkombëtarisht”.

“Ne i bëjmë thirrje palës lituaneze që të korrigjojë gabimet e saj menjëherë dhe të mos nënvlerësojë vendosmërinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, thuhet në deklaratë.

Në vitet e fundit Pekini ka intensifikuar përpjekjet për ta izoluar Tajvanin në skenën ndërkombëtare.

Aeroplanët ushtarakë kinezë disa herë gjatë muajve të fundit kanë hyrë në zonën mbrojtëse ajrore të Tajvanit duke ngritur shqetësimet ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara kanë raporte të ngushta me Tajvanin dhe kanë thënë se do të angazhohen për t’i siguruar mbrojtje./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Kina Lidhje Lituani

Nga e njëjta kategori

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që fut në burg deputetët. Ironia e Ballës: Më vjen mirë koleg, votoni dhe ligjet e tjera

më shumë...

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit parlamentar, policia “blindon” Kuvendin

më shumë...

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon: Më kujton shumë veten

më shumë...

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:47

Pisha e dëmtuar nga zjarri bie në...

6:43

Tension dhe dhunë! Grushta dhe sende të...

6:43

Zjarr në pyllin me pisha të Cërrilës,...

6:26

Has/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset...

6:14

Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu:...

6:00

Noka-Spahiut: Klodiana, mos firmos, do shkosh në...

5:57

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e...

5:52

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë,...

5:45

Berisha takon kongresmenin Keith Self: Korrupsioni, trafiku...

5:44

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e...

5:43

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që...

5:37

VIDEO/ Protesta para Kuvendit, qytetarët përplasen me...

5:29

Bardhi: Qeveria po përgatit KAYO-n edhe në...

5:23

Sesioni i ri parlamentar, Peleshi vendos objektivat

5:21

Hita mbledh strukturat e Policisë në 4...

5:03

Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë,...

4:52

Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë...

4:52

Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është...

4:34

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për...

4:29

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Shkodër/ Përplasje me armë zjarri, vritet 24-vjeçari, plagos...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.