E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina “voton” për president të përjetshëm

Kina ka miratuar heqjen e kufizimit të mandateve për udhëheqësin e saj Xi Jinping, një masë kjo që në mënyrë efektive e lejon atë të mbetet si president i përjetshëm. Ndryshimet kushtetuese u miratuan ne takimin vjetor te Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës.

 

Dy delegatë votuan kundër ndryshimit dhe tre abstenuan, ndërsa  2,964 vota e miratuan atë. Kina kishte vendosur një kufizim dy mandatesh . Xi Jinping, megjithatë, sfidoi traditën e paraqitjes së një pasuesi të mundshëm gjatë Kongresit të Partisë Komuniste në Tetor.

 

Reklamë

Në vend të kësaj, ai e konsolidoi pushtetin e tij politik, ndërsa partia votoi për të ruajtur emrin dhe ideologjinë politike në kushtetutën e partisë, duke e ngritur statusin e tij në nivelin e themeluesit të saj, Mao Ce Dunit. Në fund të shkurtit, partia propozoi heqjen e kufizimit të mandateve në detyrë, nga kushtetuta e Kinës.

 

64-vjeçari Xi Jinping konsiderohet  si udhëheqësi më i fuqishëm kinez që pas Mao Ce Dunit. Ai i ka quajtur ndryshimet kushtetuese si një reflektim të vullnetit të përbashkët të partisë dhe të popullit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë