Kina ka vendosur kufizime për publikimin e studimeve akademike mbi origjinën e përhapjes së koronavirusit, sipas një direktive të qeverisë dhe njoftimeve online të publikuara nga 2 universitete kineze, të cilat janë fshirë nga webi.

Të gjitha punimet akademike për koronavirusin do t’I nënshtrohen një kontrolli shtesë para se të botohen. Publikimi i tyre duhet të miratohet nga zyrat e qeverisë qendrore, shkruan “CNN”.

Një ekspert mjekësor në Hong Kong, i cili ka bashkëpunuar me studiuesit për të publikuar një analizë kritike të rasteve COVID-19 në një gazetë mjekësore ndërkombëtare tha se puna e tij nuk i nënshtrohej një kontrolli të tillë në muajin shkurt.

Mesa duket, kontrolli i shtuar është përpjekja e fundit e qeverisë kineze për të kontrolluar origjinën e pandemisë së koronavirusit. Deri më tani, nga ky virus kanë humbur jetën 114 mijë njerëz, ndërsa regjistrohen mbi 1.8 milionë të infektuar që nga dita kur COVID-19 shpërtheu në muajin dhjetor në qytetin kinez të Wuhanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *