E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina siguron 100 milion doza të vaksinës BioNTech

Një kompani farmaceutike kineze ka njoftuar se firma gjermane BioNTech është pajtuar që vitin e ardhshëm t’i dorëzojë Kinës 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Për furnizimin fillestar të 50 milion dozave, Fosun do të bëjë një paradhënie në BioNTech prej 250 milion euro (303.80 milion dollarë. Prodhuesi gjerman i vaksinave do të sigurojë jo më pak se 100 milion doza për Kinën deri në fund të vitit 2021, tha Fosun në një deklaratë.

Vaksina e zhvilluar nga BioNTech dhe partneri amerikan Pfizer Inc është administruar për publikun në Britani dhe Shtetet e Bashkuara dhe ka marrë miratimin e përdorimit emergjent në disa vende të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë