E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina shënon rritje ekonomike, kalon pritshmëritë

Ekonomia e Kinës ka pësuar rritje në tre muajt e fundit duke hedhur poshtë parashikimet e bëra për tre mujorin e parë të këtij viti.

 

Shifrat zyrtare të bëra publike këtë të mërkurë treguan se ekonomia u zgjerua në 6.4% në tremujorin e parë krahasuar me parashikimin e bërë nga Reuters prej 6.3%.

 

Reklamë

Pas ngadalësimit të rritjes ekonomike, Pekin zyrtar ka marrë masa duke përfshirë dhe uljen e taksave me qëllim që të mos zgjerojë borxhin publik.

 

Por nga ana tjetër Kina, sipas BBC, po përballet edhe me një kërkesë të ulët globale në lidhje me produktet e saj si dhe më një luftë tregëtare me SHBA.

 

Shkalla e rritjes së Kinës është e ndjekur nga afër për efektin e mundshëm të goditjes në ekonominë globale.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë