E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Kina, SHBA-ve: Do mbrojmë me çdo çmim interesat ekonomike

Dy ekonomitë më të mëdha botërore janë praktikisht në luftë. Kështu janë shprehur zyrtarët kinezë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa prej 35% në 50 miliardë dollarë mallra kineze.

 

Ministria e Tregtisë e Kinës në një deklaratë për mediat tha se vendimi i presidentit amerikan konfirmon kërcënimin e bërë nga Trump që në muajin mars.

 

Reklamë

“Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të ndryshojnë mendjen dhe tani kanë nisur një luftë tregtare. Kina nuk dëshiron një luftë tregtare por do të luftojë fuqishëm në mbrojtjen e interesave të saj kombëtare, globalizimit dhe sistemit të tregtisë botërore”, thuhet në deklaratën e Pekinit.

 

Nga ana tjetër qeveria kineze thotë se do t’i kundërpërgjigjet me të njëjtin çmim tarifave të SHBA-se të cilat do të zbatohen kryesisht në produktet e hapësirës ajrore, robotike, prodhuese dhe auto industrisë së Kinës.

 

Pekini gjithashtu ka njoftuar anulimin e të gjitha marrëveshjeve ekonomike të mëparshme me SHBA.

 

Edhe 28 anëtarët e Bashkimit Europian ranë dakord për vendosjen e tarifave ne shenjë hakmarrjeje ndaj produkteve amerikane.

 

Masat e Trump për tarifat shtesë në masën 25% për hekurin dhe çelikun dhe 10% për aluminin, për Kinën, Kanadanë, Meksikën dhe Bashkimin Europian kanë shkaktuar zemërimin e aleatëve më të mëdhenj të Shteteve te Bashkuara.

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar ndërkohë ka deklaruar se politikat e planit të Trump “Amerika e Para” po dëmtojnë sistemin tregtar të botës.

Më shumë video

Reklamë