Kina i është përgjigjur negativisht thirrjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rinisje të hetimeve rreth origjinës së koronavirusit, me argumentin se mbështet përpjekjet “shkencore” në vend të atyre “politike” për të kuptuar përhapjen e virusit.

 

Në një vizitë të ekipit të OBSH-së me ekspertë ndërkombëtarë, bashkë me homologët e tyre kinezë në janar të këtij viti, nuk është arritur te përfundimi sesi është përhapur fillimisht virusi.

 

Mirëpo, Kina ka përsëritur qëndrimin e saja, duke thënë se hetimi fillestar ka qenë i mjaftueshëm dhe thirrjet për më shumë të dhëna janë të motivuara nga politika dhe jo shkenca.

 

Presioni është duke u rritur sërish ndaj Pekinit, për të hetuar virusin që ka lënë të vdekur më shumë se miliona njerëz dhe ka bllokuar ekonomitë në gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *