E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina prezanton aeroplanmbajtësen e prodhuar në vend

 

Kina ka treguar rritjen e forcës ushtarake, duke prezantuar një aeroplanmbajtëse, e para e prodhuar në vend. Ajo është vendosur në portin e Dalianit dhe do të jetë funksionale brenda vitit 2020. Kina ka pasur deri tani vetëm nje aeroplanmbajtëse, të blerë në Ukrainë. Prezantimi i këtij mjeti vjen ndërsa tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut janë rritur, ashtu si edhe ato në Detin e Kinës Jugore.

 

SHBA kanë vendosur luftanije dhe një nëndetëse në Gadishullin Korean, ndërsa Pekini ka bërë thirrje që të ruhet qetësia. Ndonëse nuk mund të krahasohet me 10 aeroplanmbajtëset e përdorura nga marina amerikane, sërish ky konsiderohet hap i madh për Kinën, që mban sekret programin e ndërtimit të tyre.

Reklamë

 

Pekini po modernizon forcat e armatosura, ndërsa njoftoi se do të rrisë buxhetin për ushtrinë me 7 përqind këtë vit, ndonëse më i vogël krahasuar me SHBA-të.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë