E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina njofton testimin e një lloji të ri rakete në det pranë gadishullit korean

Kina njoftoi sot se ka testuar një lloj të ri rakete në detin pranë gadishullit korean, ky njoftim bëhet i ditur ditën e zgjedhjeve presidenciale në Korenë e Jugut në një kontekst të tensioneve dypalëshe.

 

”Testi i kryer në detin Bohai, kishte si objektiv përmirësimin e kapaciteteve operacionale të forcave të armatosura dhe për t’iu përgjigjur me efikasitet kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë të shkurtër.

 

Reklamë

Ministria nuk përcaktoi datën e lëshimit të raketës, duke njoftuar vetëm se ishte regjistruar së fundmi. Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë në lidhje me karakteristikat e raketës.

 

Kina kishte kërkuar javën e fundit ndalimin e një sistemi të mbrojtjes anti-raketore amerikane në Korenë e Jugut, ku Uashingtoni njoftoi në fillim të majit futjen në shërbim.

 

Pekini denoncoi prej disa muajsh dislokimin e këtij sistemi të quajtur Çad (për Terminal High Altitude Area Defense) njoftuar nga SHBA vitin e fundit në përgjigje të programit bërthamor dhe balistik të Koresë së Veriut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë