Kina në prag të valës së dytë/ 108 raste të reja të importuara

Kina ka regjistruar numrin maksimal të rasteve të reja të koronavirusit në pothuajse gjashtë javë, i nxitur nga një rritje e udhëtarëve të infektuar që vijnë nga jashtë.
Pekini tani përballet me një sfidë të re për të parandaluar një valë të dytë të COVID-19. Një total prej 108 rastesh të reja u raportuan të dielën, nga 99 ditë një ditë më parë dhe duke shënuar numrin më të lartë pas143 rasteve të raportuara në 6 mars.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në territorin e Kinës ka arritur në 82.160, ndërsa numri i të vdekurve është 3.341. Në veçanti, krahina verilindore e Heilongjiang, e cila kufizohet me Rusinë, raportoi 56 raste të reja, përfshirë 49 nga Rusia.
Qytetet kineze afër kufirit thanë se ata kishin forcuar kontrollet kufitare dhe masat karantinë për ata që futen në vend.




