Kina ndalon qentë që ecin në rrugë. Kushdo që do të kapet tri herë me qenë në rrugë, do të ndëshkohet, kafsha do të ekzekutohet.

 

Masa është marrë në provincën Yunnan me qëllim mbrojtjen e banorëve. Masa do të hyjë në fuqi në 20 nëntor dhe sipas ligjvënëse, është e nevojshme sepse ka patur numër të shtuar të njerëzve që janë kafshuar nga qentë në rrugë.

 

Qytetarët kritikuan rregullin në mediat sociale. Sipas ekspertëve, qentë duhet të mbahen në shtëpi gjatë gjithë kohës. Por të tjerë thonë se kjo masë mund të ndikojë negativisht tek mirëqenia e kafshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *