E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina krijon një listë të mallrave të prodhuara në SHBA që përjashtohen nga tarifat 125%

Kina ka krijuar një listë të produkteve të prodhuara në SHBA që do të përjashtohen nga tarifat e saj prej 125% dhe po njofton në heshtje kompanitë për politikën, raporton Reuters, ndërsa Pekini kërkon të lehtësojë ndikimin e luftës së saj tregtare me Uashingtonin.

Kina ka bërë tashmë përjashtime nga tarifat për produkte të caktuara, duke përfshirë produkte farmaceutike, mikroçipa dhe motorë avionësh dhe po u kërkonte firmave të identifikonin mallrat kritike që u duhen pa taksa, raportoi Reuters të premten. Megjithatë, ekzistenca e një të ashtuquajture ‘listë e bardhë’ nuk ishte raportuar më parë.

Reklamë

Qasja i lejon Pekinit, i cili ka thënë vazhdimisht se është i gatshëm të luftojë deri në fund nëse SHBA nuk heq tarifat prej 145%, të ndërmarë hapa praktikë për të ofruar lëshime.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa dhe cilat produkte janë përfshirë në listë, të cilat autoritetet nuk i kanë ndarë publikisht, thanë dy burime për Reuters.

Reklamë

Në vend të kësaj, kompanitë po kontaktohen privatisht nga autoritetet dhe po njoftohen për ekzistencën e një liste të produkteve që do të përjashtohen nga tarifat.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se mendonte që një marrëveshje tregtare me Kinën ishte në horizont. “Por do të jetë një marrëveshje e drejtë”, tha ai.

Ministritë e tregtisë dhe doganave të Kinës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë