Kina kërkon bashkimin me Tajvanin
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka deklaruar se Tajvani duhet dhe do të ribashkohet me Kinën. Deklarata u bë gjatë një fjalimi, që shënon 40-vjetorin e përmirësimit të lidhjeve mes vendeve.
Kreu i shtetit përsëriti thirrjen për bashkim paqësor, duke shtuar se Kina kurrë nuk do të tolerojë ndonjë formë aktiviteti për të promovuar pavarësinë e Tajvanit.
“Bashkimi është një kërkesë e pashmangshme për ripërtëritjen e popullit kinez. Tajvani duhet të kuptojë se pavarësia do të sjellë vështirësi. Marrëdhëniet me Tajvanin janë pjesë e politikës së brendshme dhe ndërhyrja e huaj është e patolerueshme.”
Në fjalimin e tij, kreu i shtetit kinez tha se të dyja palët janë pjesë e së njëjtës familje kineze dhe se pavarësia e Tajvanit ishte një fund i vdekur.
Por Presidentja e Tajvanit tha se ishulli kurrë nuk do të pranonte ribashkimin me Kinën sipas kushteve të ofruara nga Pekini.
“Dua të përsëris se Tajvani kurrë nuk do të pranojë parimin: një vend, dy sisteme. Shumica dërrmuese e opinionit publik në vendin tim gjithashtu kundërshton me vendosmëri këtë parim.”
Sipas formulës “një shtet, dy sisteme”, Tajvani do të kishte të drejtën për të drejtuar punët e brendshme.
Tajvani ka vepruar si një komb i pavarur që nga viti 1949. Kina megjithatë e konsideron ishullin si një provincë të shkëputur.




