Marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës vijojnë të jenë të tensionuara. Pekini zyrtar ka kërcënuar sërish SHBA duke theksuar se nëse pala amerikane nuk ndal konfliktin situata do të përshkallëzohet në një mënyrë të parikuperueshme.

 

“Nëse pala amerikane nuk shtyp frenat dhe vazhdon në rrugën e gabuar, asnjë barrierë mbrojtëse nuk mund të ndalojë daljen nga shinat dhe kthimin në konfrontim dhe konflikt,” theksoi ministri i ri i jashtëm i Pekinit, Qin Gang.

 

Ministri i Jashtëm kinez vijoi retorikën e tij kërcënuese ndaj Uashingtonit duke iu referuar zyrtarëve të SHBA si ujqër.

 

“Kur çakejtë dhe ujqërit po bllokojnë rrugën dhe ujqërit e uritur po na sulmojnë, diplomatët kinezë duhet të kërcejnë me ujqërit dhe të mbrojnë shtëpinë dhe vendin,” tha ai.

Nga ana tjetër Uashingtoni zyrtar mohoi që të ketë provokuar tensionim të situatës me Kinën.

 

Marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës u përkeqësuan pas rrëzimit të dy balonave në brigjet lindore të Amerikës. Këta të fundit deklaruan së bëhej fjalë për tullumbace spiunazhi nga Kina. Pekini zyrtar mohoi kategorikisht këto akuza duke thënë se situata me balonat iu kishte dalë jashtë kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *