E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina kërcënon fuqitë e mëdha: S’do të lejojmë të na nënshtrojnë

Me rastin e 100-vjetorit të Partisë Komuniste Kineze, presidenti i Kinës, Xi Jinping mbajti fjalimin e tij në sheshin e Pekinit, ku bëri thirrje për unitet kombëtar.

 

Më tonë të ashpra, ai tha para turmës se Kina nuk do të lejojë asnjë forcë të huajë që ta shtypë apo skllavërojë.

 

Ai këmbënguli se Kina ka dalë në mënyrë të pakthyeshme nga poshtërimi i kaluar nga fuqitë e huaja, në një epokë krenarie dhe prosperiteti.

 

”Populli kinez nuk do të lejojë kurrë asnjë forcë të huaj të na shtypë ose skllavërojë. Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë, do të goditet dhe do të gjakoset nga përplasja me një mur të madh çeliku të ndërtuar nga më shumë se 1.4 miliardë kinezë”, tha ai.

Vazhdo të lexosh