Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”,...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e bashkisë

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët e Dimalit...

Makina del nga rruga në Torino, përplas disa persona,...

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë, Nufi: Krenarë...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e...

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për...

Kina: Jo bashkepunim me SHBA/ Sekretari Blinken: Ky vendim penalizon të gjithë botën

6 Gusht 14:39

Jo vetëm stërvitje ushtarake në afërsi të Tajvanit, por edhe një seri masash ndëshkuese ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është kundërpërgjigja e Kinës që vjen si pasojë e vizitës zyrtare që kryedemokratja e lartë Nancy Pelosi pati në Tajvan.

 

 

Veç sanksioneve të vendosura për Pelosin dhe familjen e saj, Pekini zyrtar njoftoi edhe ndërprerje të bashkëpunimit me Uashingtonin në disa çështje, duke përfshirë ndryshimin e klimës, bisedimet ushtarake dhe përpjekjet për të luftuar krimin ndërkombëtar.

 

 

“Ky vendim vjen sepse Pelosi vizitoi Tajvanin duke shpërfilluar kundërshtinë e fortë dhe paralajmërimet serioze të Kinës. Ky ishte një provokim skandaloz”, tha ministria e Jashtme kineze në një deklaratë.

 

 

Kjo lëvizje u pasua nga një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, e cila i konsideroi masat e Kinës si të papërgjegjshme. Ndërsa Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një vizite zyrtare në Filipine, tha se ky vendim dëmton të gjithë botën, jo vetëm Shtetet e Bashkuara.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

 

“Pezullimi i bashkëpunimit për klimën nuk dënon vetëm Shtetet e Bashkuara, ndëshkon të gjithë botën, veçanërisht vendet në zhvillim. Ne nuk duhet të pengojmë bashkëpunimin për çështje që kanë interes global, për shkak të ndasive mes dy vendeve tona. Ky është një vendim i papërgjegjshëm. Ne do të mbajmë të hapura kanalet tona të komunikimit me Kinën, për të shmangur përshkallëzimin për shkak të keqkuptimit.”

 

Ndërkohë, Kina vijon stërvitjen e saj ushtarake, në ditën e tretë të saj.

 

 

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
blinken Kina Ndeshkim SHBA

Nga e njëjta kategori

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”, Rama i përgjigjet Beogradit: Territori i Kosovës s’është i Serbisë!

më shumë...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

më shumë...

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e bashkisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:14

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë,...

10:47

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:39

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi:...

10:26

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin...

10:22

Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun...

10:06

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët...

9:52

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet...

9:41

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin...

9:39

A duhet të futesh në ujë menjëherë...

9:14

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët...

8:47

Makina del nga rruga në Torino, përplas...

8:38

Krujë/ Zjarr i madh në Halil, flakët...

8:31

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

8:07

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë,...

7:31

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet...

7:12

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos...

7:11

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

6:47

5 kate pa leje në Qeparo, Hita...

6:42

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në...

6:36

Bilanci i AMP-së për korrikun: 11 të...

Më të klikuarat

  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • FOTO/ Kjo është arma me të cilën u tentua të vritej Denis Ba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.