E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina “i kthehet” SHBA: Për të ardhur keq që po përhapet një virus politik

Që prej përhapjes masive të koronavirusit në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës fajësuan Kinën për gjithçka ndodhi.

Reklamë

Replikat SHBA-Kinë qenë të shumta. Presidenti Donald Trump ka kërkuar që Kina të mbajë përgjegjësi.

Por këtë të dielë ministri i Jashtëm kinez tha se është për të të ardhur keq për situatën e krijuar.  

“Është për të ardhur keq që një virus politik po përhapet edhe në SHBA, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të sulmuar dhe shpifur për Kinën.”

Ëang Yi bëri thirrje që të mos humbin kohën e çmuar me këto akuza dhe me ëndrrat se Kina do të paguajë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga pandemia.

Ministri i Jashtëm mbrojti gjithashtu Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se ato vende që kishin injoruar këshillat e saj tani po paguajnë një çmim të rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë